Vdes edhe një pacient i prekur me koronavirus në QKUK

00:02 | 31 Korrik 2020

Vdes një e prekur me COVID-19 në Klinikën e Mjekësisë Sportive.

Sot rreth orës 19:00 ka ndërruar jetë një grua e infektuar me COVID-19 në Klinikën e Mjekësisë Sportive.

Lajmin e ka konfirmuar anesteziologu Muharrem Krasniqi në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova.

E ndjera ka qenë e lindur në vitin 1965 dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Komento: