Vdes edhe një person i prekur me koronavirus në Kosovë

19:29 | 19 Korrik 2020

Ka ndërruar jetë një qytetar nga Ferizaji i prekur me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot humbi betejën me COVID-19, L.Q. nga Ferizaji për të cilin i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve”, ka shkruar Aliu.

Ndërkohë Aliu ka konfirmuar se sot janë shëruar 43 qytetarë nga Ferizaji që ishin të infektuar me COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 11 raste të reja.

Komento: