Vdes edhe një person nga koronavirusi në vendin tonë, vjen nga kjo komunë

19:53 | 08 Gusht 2020

Vdes edhe një person nga koronavirusi në vendi tonë.

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Ai tregoi se tanimë të ndjerin e kishte shok të ngushtë.

Postimi:

Sapo mora lajmin e dhimbshëm:

Azemi nuk i shpëtoi pandemisë

I tronditur:

Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë!

Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj:

Loriku mbrëmë më tha se je më mirë Azem e sot, sot ike për tu mos u kthye kurrë më. Ike shpejt bre Azem:

U rritëm bashk Azem dhe tani që mora këtë lajm të zi nuk po muj as të shkruaj e as të gjej fjalë…………

U pafshim në Botën tjetër Azem!

Komento: