Vdes futbollisti i njohur

12:37 | 22 Dhjetor 2019

Bota e futbollit ka marrë lajmin e keq.

Fituesi i Kupës së Botës me Anglinë dhe legjenda e West Ham, Martin Peters, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Peters, i cili iu bashkua Ëest Hamit në moshën 15-vjeçare, i kaloi 11 vjet me klubin para se të bëhej lojtari i parë britanik që transferohet për 200 mijë funte në Tottenham më 1970, transmeton Express.

Ai shënoi gol në fitoren e Anglisë kundër Gjermanisë Perëndimore në finale të Kupës së Botës në vitin 1966.

“Fituesi i Kupës së Botës më 1966 vdiq në paqe, pas një betejë të gjatë dhe guximshme me sëmundjen”, ka thënë West Hami në një reagim.

Peters e kishte fituar Kupën e Fituesve të Kupave me West Hamin më 1965 dhe Kupën e UEFA-s, si dhe dy kupa të ligës me Tottenhamin.

Komento: