Vdes ish president i skuadrës italiane në moshën 37 vjeçare, ishte i prekur nga koronavirusi

14:34 | 22 Mars 2020

Koronavirusi nuk njeh moshë – ndërron jetë 37 vjeçari, ish president i skuadrës italiane.

Për të gjithë ata që mendojnë se mosha bën dallim në luftën kundër koronavirusit, e kanë gabim.

Ndër viktimat e fundit nga Covid19 është ish presidenti i skuadrës Pergolettese nga Serie C, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për Andrea Micheli, i cili ishte 37 vjeçar, por nuk i përballoi virusit.

Italia po vazhdon të numërojë viktima nga ky virus, duke qenë tashmë vendi me numrin dhe përqindjen më të lartë të vdekjeve.

Komento: