Vdes këngëtari i njohur shqiptar, lë pas dy fëmijë

14:10 | 20 Prill 2023

La pas dy fëmijë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar.

Është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare këngëtari i njohur shqiptar, Evans Rama. Burime bëjnë me dije se këngëtari humbi jetën pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Artisti 50-vjeçar do të përcillet sot për ë banesën e fundit. Evans Rama u bë i njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja e tij në vitin 2005 bë “Top Fest 2” me këngën “Cast Dobesie (Është Vone)”.

Vans Rama është autor i disa këngëve dhe pjesmarrës i disa festivaleve deri dhe finalist i festivalit e 49 me këngën “Sonte”, të 54 me këngën “Flakë” dhe 56 me këngën “Gjurmët” dhe atë të muzikës moderne me këngët “Gabime fatale”, “Çast dobësie”, “Një gram lumturie” etj.

Ndarja nga jeta e Evans Ramës, është një humbje e madhe për artin e muzikës, kur kantautori ishte në rrugën e gjatë të krijimtarisë muzikore dhe për familjarët, bashkëshorten dhe për dy fëmijët e tij të mitur. Miqtë dhe ndjekësit e tij shprehin ngushllimet me dhimbje.

Komento: