Vdes në moshën 85 vjeçare plaku nga Skenderaj,protagonist i videos së fusnotës “Ik more ti”

13:10 | 23 Nëntor 2020

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Asllan Zeka nga fshati Murg i Skenderajit.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00.

Asllan Zeka ishte bërë fenomen në rrjetet sociale në vitin 2012 kur ishte pyetur asokohe se a e kupton se çfarë do të thotë fjala “fusnotë”.

Sqarim: Ky lajm është publikuar me leje të familjes Zeka.

Komento: