Vdes në QKUK i mituri që u aksidentua në magjistralen Prishtinë – Podujevë

11:08 | 13 Shtator 2020
Ilustrim

Aksidentet në komunikacion po vazdhojnë të marrin shumë jetë në Kosovë.

Një i mitur ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte duke u trajtuar si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditë më parë në fshatin Lluzhan të Podujevë.

Aksidenti kishte ndodhur më 9 shtator.“Fsh. Lluzhan, Podujevë (NN) 09.09.2020-03:35. Në lidhje me rastin është raportuar se me 12.09.2020 viktima mashkull kosovar -i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë .

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Komento: