Vdes në QKUK personi që u aksidentua para dy javësh

09:49 | 30 Nëntor 2022
Ilustrim

Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar pas aksidentit që kishte ndodhur më 12 nëntor.

Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull ka vdekur të martën në QKUK.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot, më datë 29.11.2022, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Komento: