Vdes një person brenda objektit të Komunës së Prishtinës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdes një person brenda objektit të Komunës së Prishtinës

10:22 | 29 Shtator 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinë.

Një person është gjetur pa shenja jete brenda objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës.

Siç njofton policia ata kanë marrë informatën se në orën 8:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e komunës. Me të arritur në vendngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ndërkaq, Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Komento: