Vdes një person në Fushë Kosovë, dyshohet nga kontakti me energjinë elektrike

08:21 | 19 Tetor 2023

Një person në Fushë Kosovë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në obduksion.

HETIM I VDEKJES

Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 18.10.2023 – 11:32. Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e  kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Komento: