Vdes një polic në vendin e tij të punës në Jarinje

17:09 | 10 Dhjetor 2023

Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Jarinje.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Është gjetur i vdekur pas orës 07:00 të mëngjesit. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.

Polici, tanimë i ndjerë, ishte duke e kryer ndërrimin e natës, kur u gjet i vdekur nga kolegët e tij.

Komento: