
Sportisja 22-vjeçare nga El Salvadori vdes pasi u godit nga rrufeja.
Shtetin dhe sportin në El Salvador e ka goditur një tragjedi e rëndë, përcjell “Zeri.info”.
Catherine Diaz, sportistja e njohur e shtetit në fjalë ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në plazhin “El Tunco”.
Ambulanta kishte mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht 22-vjeçarja kishte vdekur.
Diaz po përgatitej për Lojërat Botërore të Surfing në shtetin e El Salvadorit.
