
Katër persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe viktima të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid 19. Kështu kanë bërë me dije zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik..
“Janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes:m thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Institucionet e shëndetësisë në vend kanë deklaruar se ka rënë numri i rasteve pozitive me Covid 19 në Kososvë.