Vedat Muriqi nuk është në gjendje aspak të mirë

15:30 | 21 Nëntor 2021

Muriqi i replikon një tifozi: Kam vdekur mendërisht.

Lazio u mposht mbrëmë nga Juventusi me rezultat 0:2, teksa Muriqi nuk arriti të linte ndonjë shenjë, duke konfirmuar formën jo të mirë të cilën po kalon.

Nëpër rrjetet sociale, tifozët shprehën zhgënjimin e tyre për formën e Muriqit, por kishte edhe të atillë që i dhanë përkrahje sulmuesit kosovar.

Një tifoz i Lazios shkroi atij “Përshëndetje bishë, nuk po funksionon”, ndoshta duke iu referuar me keqardhje një aventurë zhgënjyese deri më tani në Lazio.

Muriqi u përgjigj si më poshtë: “Faleminderit që je gjithmonë përkrah meje vëlla. Pirati juaj tashmë ka vdekur (mendërisht)”.

Një pranim i rëndësishëm që manifeston një ndjenjë depresioni dhe trishtimi të thellë të përjetuar nga Muriqi.

Komento: