Vedat Muriqi testohet për koronavirus, publikohet rezultati

21:09 | 28 Shtator 2020

Lojtari i njohur, Vedat Muriqi është testuar për koronavirus.

Vedat Muriqi negatin në testin e parë për COVID-19, afër rikthimit.

Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi, ka dalë negativ në testin e parë për COVID-19.

Lajmin për Klanin e ka konfirmuar Muharrem Sahiti, zëvendëstrajner i Kombëtares së Kosovës.

Sahiti tha se nesër ose pasnesër Muriqi, do t’i nënshtrohet edhe një testimi tjetër për të shikuar se a e ka kaluar koronavirusin.

“Ka dalë negativ në testin e parë. Nesër ose pasnesër pritet ta ketë edhe një testim. Pasi të arrijë në Itali ai do të izolohet edhe do të monitorohet për 24 orë, për të pasur mundësi më pas të nisë edhe me stërvitje”.

Ky është një lajm shpresëdhënës për “Dardanët”.

Aktivizimi i mundshëm i anëtarit të ri të Lazios, do të ishte një ndihmë e madhe sidomos në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut që Kosova pritet ta zhvilloj më 8 tetor, në kërkim të kualifikimit në Kampionatin Evropian që është shtyrë për vitin 2021 shkaku virusit COVID-19.

Komento: