Vedati e injoron, Xhuli vazhdon me akuza të njëpasnjëshme ndaj tij: Po bën lojë të pisët

11:46 | 05 Mars 2023

Votimi i Vedat Osmanit si banori me i votuar nga publiku dy javë para përfundimit të Big Brother Vip Kosova, ka nxit debat të madh tek banorët.

Me verdiktin e publikut asesi nuk po pajtohet sidomos Xhuli Nura.

Ajo ka vazhduar me akuza ndaj Vedatit, i cili nuk ia ka kthyer asnjë përgjigje, duke e injoruar atë.

Ajo i është drejtuar Vedatit duke i thënë se po bën lojë të pisët, akuzë kjo e cila u përcjell sërish me heshtje nga ai.

“Me ofendu motrat shqiptare, Nivel të ulët të lojës je duke bërë tani, tamam lojë të pisët po bën, siç na thoje neve. Të lumtë për lojën e pistë”, u shpreh ajo.

Komento: