Vela: Presidentja Osmani udhëtoi në Spanjë me pasaportë të Kosovës

14:13 | 07 Tetor 2023
vela:-presidentja-osmani-udhetoi-ne-spanje-me-pasaporte-te-kosoves

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka demantuar lajmet në Serbi se presidentja Osmani ka udhëtuar në Spanjë me pasaportë të Serbisë.

Vela në një postim në rrjetin social X shkruan se fokusi kryesor politik i Serbisë është përhapja e gënjeshtrave për presidenten Osmani.

“Për herë të parë një Presidente e Kosovës udhëtoi në një ngjarje zyrtare në Spanjë dhe ajo u trajtua si të gjithë krerët e tjerë të shteteve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Evropian.

Presidenti ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës”, shkruan Vela./Front Online

Komento: