Veliu shfaqet në Kuvend, ka disa fjalë për Kurtin: Erdhe në pushtet me moton ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort

18:28 | 07 Prill 2023

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, e ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se e vetmja gjë u bë për dy vjet është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit.

Veliu në fjalën e tij në kuvend theksoi se Kurti erdhi në ‘në pushtet me moton ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort’

“Albin çove shumë pluhur e tym që besa shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet nga një shpëtimtar i vetproklamuar shpejt u bëre shkatërrimtar për çka ishte dëshmuar për shumë vite, deri sa u ule ku i përgjake edhe rrugët, jo me gjakun tënd por atyre që t besuan verbërish. Derisa bëje politikën e rrugës sulmoje institucione, policinë dhe këdo që të doli përpara. kur hyre në parlament kolegët deputetë deshe t’i verbosh me gaz lotsjellës, i bëre të gjitha për të ardhur në pushtet”, tha Veliu.

“Erdhe në pushtet me moton ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort. Kape borde e institucione e institucionesh publike me burra e gra, motra e vëllezër e baxhanakë, ministrash e deputetë, dajë e teze për të cilët në fushat thoshe se janë për dasma”.

“Erdhe me premtime të mëdha për ta ç’kapur shtetin shite shumë patriotizëm, nuk dua t’i përmend as t merrem me premtimet e kryemashtruesit Kurti, që me kauza të rreme kapi fronin, për dy vjet në krye të qeverisë, e vetmja gjë që bëre shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit”

Komento: