Vëllai i Rexhep Selimit: Gjykimi po ma kujton UDB-në serbe

14:52 | 03 Prill 2023

Ramadan Selimi, vëllai i Rexhep Selimit ka folur rreth gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cili ka filluar sot në Gjykatën Speciale.

Selimi ka thënë se ky gjykim po ia kujton regjimin e Millosheviqit kryesisht UDB-në.

“Një proces i padrejtë, këta djem nuk e kanë meritu të jenë atje. Po ma përkujton pak a shumë gjykimin e ish-sistemit të Serbisë në atë kohë, kur po këta djem akuzoheshin për gjerat e njëjta nga UDB-ja serbe dhe regjimi i Millosheviqit. Kështuqë unë mendoj se do të dalin faqebardhë dhe do të triumfojnë, sepse e drejta është në anën e tyre. Falë tyre ne e gëzojmë lirinë.”, tha ai për Kanal10.

Ai ka thënë se ata ndihen krenar për punën që e kanë bërë familjarët e tyre gjatë viteve të 90’ dhe besojnë në pafajësinë e tyre, duke shtuar se faktet që po përdor Specialja s’janë reale.

Komento: