Vëllai ia bën dhuratë një unazë Xhulit gjatë takimit emocionues në BBVK

23:43 | 17 Mars 2023

Xhuli surprizohet nga vëllai, ai i tha se i ka treguar botës se është grua e fortë.

Xhuli sonte ka marrë surprizën e saj në finalen e “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo ka dalë nga shtëpia për disa çaste për të marrë surprizën, shkruan lajmi.net.

Xhuli ka takuar vëllaun e saj.

Vëllau i saj i ka dhuruar asaj një unazë të çmuar nga ai dhe familja.

Ai u shpreh se për ta ajo është fituese dhe se i ka treguar botës se ajo është një grua e fortë.

Ndryshe, Xhuli ishte më e komentuara e këtij edicioni të “BBVK”.

Komento: