Vëllai raporton zhdukjen e motrës

09:55 | 26 Prill 2022

Një femër është zhdukur nga rajoni i Gjilanit.

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku mund të ketë shkuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Gjilan rreth orës 02:30.

Policia sqaron se sipas ankuesit ajo ka probleme me depresionin dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe me parë.

Rasti është duke u hetuar.

Komento: