Vëmendje: A mund të transmetohet koronavirusi përmes parave?

13:52 | 22 Mars 2020

A mund të transmetohet koronavirusi përmes parave: Tregon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Edhe paratë po cilësohen nga njerëzit, sidomos tregtarët si diçka që mund të ndihmojë në transmetimin e koronavirusit mes njerëzve, derisa bota po përballet me luftimin e kësaj pandemie, transmeton Gazeta Metro.

Në shtete të ndryshme shitësit me pakicë janë duke marrë masa kur pranojnë para.

Sipas një zëdhnësi të Këshillit të Shitjes me pakicë në Kanadë, i cili përfaqëson më shumë se 45 mijë biznese tha se disa tregtarë po marrin masa të ‘’rrepta’’ në këtë pikë.

‘’Disa tregtarë thonë se nuk do pranojmë para, ose do e bëjmë këtë për disa klientë në numër të vogël.’’

Rreziqet e paraqitura nga trajtimi i kartëmonedhave nuk janë më të mëdha se sa ato që paraqiten duke prekur sipërfaqe të tjera të zakonshme.

Shoqata Kanadeze e Bankierëve thotë në faqen e saj të internetit se ndërsa konsumatorët po kthehen gjithnjë e më shumë drejt kanaleve digjitale dhe metodave të pagesës elektronike, përdorimi i parave të gatshme është akoma i përhapur.

Banka e Popullit e Kinës tha në shkurt se në kulmin e epidemisë në atë vend, paratë e gatshme po dezinfektoheshin dhe ruheshin për më shumë se 14 ditë para se të ktheheshin në qarkullim.

Margaret Harris, një zëdhënëse e ekipit COVID-19 në Organizatën Botërore të Shëndetit, tha se nuk ka prova që paratë e gatshme po transmetojnë koronavirusin.

“Paraja është e njohur që mbart shumë baktere dhe viruse. … Gjithmonë duhet të lani duart pasi të keni prekur paratë, dhe mos të prekni hundën, gojën e sytë.’’

Komento: