Vëmendje: Sa shpesh duhet të lani flokët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vëmendje: Sa shpesh duhet të lani flokët

14:13 | 01 Maj 2019

Shumica e njerëzve lajnë flokët çdo ditë. Disa gra i pastrojnë ato një herë në javë.

Si ta dimë se kush ka të drejtë?

Gazetarët e PopSugar kanë vendosur të zgjidhin këtë mister dhe kanë biseduar me një dermatolog, një floktar dhe një kolorist. Ja se çfarë u përgjigjen duke u bazuar në llojet e flokëve dhe nëse ato janë me ngjyrë apo jo.

Qëndrimi i stilistit të flokëve

“Nëse keni flokë të yndyrshme, është mirë t’i lani çdo ditë për të hequr vajin e tepërt dhe pluhurin”, tha Kevin Mancuso, një floktar dhe drejtor kreativ për Nexsus.

Ai gjithashtu shtoi se nëse jetoni në qytet me shumë pluhur, është e këshillueshme që flokët të pastrohen më shpesh. Nga ana tjetër, për të gjithë njerëzit me flokë të thatë, numri ideal i larjes është 1-2 herë në javë.

Mendimi i dermatologut

Dermatologia Francesca Fusco beson se nuk ka rregull që tregon numrin ideal të larjes së flokut. Megjithatë, ajo pajtohet me Kevin se njerëzit me flokë me yndyrë duhet ‘i pastrojnë ato çdo ditë dhe njerëzit me flokë të thatë dy herë në javë.

Përgjigjja e koloristit

Koloristja Stephanie Brown thekson se njerëzit me flokë të ngjyrosura nuk duhet të lajnë flokët më shumë se katër herë në javë. “Nëse keni flokë të thatë dhe të ngjyrosur, provoni uljen e numrit të larjes një herë në javë. Nëse keni flokë me vaj, preferoni të përdorni një shampo të thatë në mes të larjes, në vend që ta lani atë çdo ditë, në mënyrë që ngjyra juaj të mos bëhet e pajetë”, paralajmëron ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!