Vendim i papritur nga Facebook dhe Instagram, do t’i kufizojnë këto përmbajtje

19:51 | 25 Korrik 2019

Facebook dhe Instagram kanë marrë vendim për kufizimin e përmbajtjeve me alkool dhe duhan.

Facebook do të kufizuojë shitjet dhe përmbajtjet që lidhet me alkoolin dhe produktet e duhanit, duke përfshirë edhe cigaret elektronike, tregon një zëdhënëse e kompanisë për CNN.

Politika e re do të ndalojë të gjitha shitjet private, tregtinë, transferimet dhe dhurimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit në Facebook dhe Instagram.

Çdo markë që poston përmbajtje në lidhje me shitjen ose transferimin e këtyre produkteve do të duhet të kufizojë atë përmbajtje për të rriturit 18 vjeç e lart.

Politika e re do të hyjë në fuqi gjatë javës dhe do të zbatohet gjithashtu për çdo grup në Facebook të krijuar për të shitur alkoolin ose produktet e duhanit, tha zëdhënësi.

Komento: