Vendim zyrtar i Barcelonës: Zbritje pagash për lojtarët dhe gjithë të punësuarit

00:04 | 27 Mars 2020

Barcelona ka marrë vendim për zbritje pagash për lojtarët dhe gjithë të punësuarit.

Bordi i drjetorëve të Barcelonës kanë diskutuar masat që duhet marrë për të minimizuar dëmet ekonomike, në kohën kur të gjithë po përballen me koronavirusi.

Me anë të një komunikate përmes faqes zyrtare, Barcelona ka njoftuar se pagat e lojtarëve dhe të gjithë punëtorëve do të zbriten.

Të gjitha këto masa janë marrë me synimin që skuadra t’i shpëtojë dëmëve ekonomike, në kohën kur gjithçka rreth sportit po suspendohet.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë reagimet e lojtarëve, kur dihet se disa zëra kanë qenë kundër.

Komento: