Vendimi për hapjen e çerdheve merret sot, do të ketë kritere të rrepta

13:45 | 31 Maj 2020

Sonte merret vendimi për hapjen e çerdheve me kritere të rrepta.

Sonte, në orën 19, Qeveria e Kosovës do të mbajë një mbledhje për të marrë vendimet për fazën e tretë, ku pritet të hapen edhe çerdhet. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar hapjen e qëndrimeve ditore për fëmije por me kushte të rrepta të hapësirës, higjienës dhe distancimit social. Vendimin pritet të propozojë Ministria e Arsimit.

Prej të hënës, një pjesë e madhe e fëmijëve, mund t’ua mësyjnë çerdheve për të qëndruar gjatë ditës kur prindërit e tyre janë në punë.

Vendimi për hapjen e çerdheve pritet të merret sonte në orën 19 në mbledhjen e Qeverisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar hapjen e këtyre institucioneve derisa vendimit pritet ta sponsorizojë Ministria e Arsimit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express se mbledhja do të mbahet sonte në mbrëmje kur do të publikohen edhe vendimet e fazës së tretë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve – mosha 0-5 vjeç. Hartohet dhe zbatohet protokolli për rihapjen e çerdheve”, shkruan në dokumentin e Qeverisë.

Vendimi për mbylljen e çerdheve ishte marrë më 11 mars për shkak të pandemisë e cila ka prekur edhe Kosovën. Mbrëmë janë raportuar 6 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin në 1 mijë e 70 persona. Janë shëruar 840 të tjerë ndërsa kanë vdekur 30 persona, shumica e të cilëve me sëmundje edhe të tjera kronike.

Po ashtu, nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Qeveria.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.

Nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, tka njoftuar Ministria.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.

Komento: