Vendimi për ndaljen e muzikës në orën 09:00, gastronomët të pakënaqur

22:20 | 26 Shtator 2020

Gastronomëve s’u pëlqen vendimi për ndaljen e muzikës në orën 09:00.

Një orë më shumë punë, e një orë e gjysmë më pak muzikë, këto janë masat e reja të lehtësimit të orarit të gastronomisë dhe lëvizjes së qytetarëve nga orari i dëritanishëm deri në orën 22;30.

Pavarësisht që këto biznese do të punojnë deri në 23:30, ata obligohen nga ministria e shëndetësisë që në orën 21 të ndalojnë çfarëdo lloje muzike në hapësirat e tyre.

Arsyetimi i MSH-së për vendosjen e kësaj mase është ruajtja e shëndetit publik.

Mirëpo, ky vendim nuk po iu pëlqen fare përfaqësuesve të shoqatës së gastronomisë.

Komento: