Vendimin e papritur e marrin familjarët e Kiarës: Na vjen shumë keq

10:33 | 26 Mars 2023

Familjarët e Kiarës marrin vendimin e papritur: Na vjen shumë keq.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme personi që menaxhon Instagramin e Kiara Titon ka bërë një njoftim për të gjithë me anë të një Instastory.

Pas ditës së sotme asnjë ndjekës nuk do të mund të komentoj në postimet e Instagramit zyrtar të saj, pasi ato janë bllokuar. Ky vendim është marrë për shkak të shumë komenteve negative dhe ofenduese ndaj saj.

Kujtojmë se mbrëmë Kiara ka lënë shtëpinë e BBVA pas një nominimi që ishte me Oltën.

Komento: