Veprim befasues nga skuadra e Milanit, thërret këta lojtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Veprim befasues nga skuadra e Milanit, thërret këta lojtar

22:32 | 17 Prill 2020

Skuadra e Milanit ka bërë një veprim interesant, duke thirrur të gjithë lojtarët e huja që ka në skuadër.

Stërvitjet e skuadrave të Serie A pritet të rifillojnë më 4 maj, dhe skuadrat kanë filluar të përgatiten që të kthehen në fusha të blerta.

Me situatën që po përmirësohet çdo ditë në Itali, shpresat po rriten që më 4 maj të rifillojnë aktivitetet sportive.

Kështu, Milan ka thirrur të gjithë lojtarët që jetojnë jashtë vendit që të kthehen në Milano.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se lojtarët në fjalë janë Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao, Hakan Calhanoglu, Simon Kjaer, Asmir Begovic dhe Lucas Paqueta, Franck Kessie dhe Ante Rebic janë gjithashtu dy emra të tjerë në listë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë ndeshjet e para në Serie A, pas suspendimit të sezonit, do të luhen më 9 maj.

Komento: