Veprim i papritur nga Manchester United, firmos me yllin e madh

00:01 | 10 Mars 2020

Skuadra e Manchester Unitedit ka firmosur me yllin e ri.

Nuk ka më dyshime, Manchester United ka rinovuar kontratën me Tahith Chong.

Sulmuesi i krahut ka hedhur firmën në kontratën që e mban të lidhur me ekipin e “Djajve të kuq” deri në qeshorin e 2022.

Lojtari i kombëtares holandeze ishte dëshira e madhe e trajnerit të Interit, Antonio Conte.

Zikaltrit e kishin në krye të listës së dëshirave, madje u mendua se palët kishin rënë dakord paraprakisht.

Ai do të firmoste një kontratë 5-vjeçare me skuadrën italiane.

United është vënë në lëvizje dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka bindur të rinovojë.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar një kontratë me ‘Djajtë e kuq’. Kur erdha te United ishte një ëndërr e bërë realitet”, – tha ai.

Komento: