Veprim i papritur nga Zidane, e ‘zhduk’ lojtarin e Realit

21:01 | 25 Dhjetor 2019

Duket se Zidane e ka ‘zhdukur’ një lojtar të Real Madridit.

Real Madrid nuk do ta kujtojë shumë vitin 2019, arsyeja që në 12 muajt e fundit ata nuk kanë fituar ndonjë titull të rëndësishëm.

Rikthimi i Zinedine Zidane i ka bërë mirë skuadrës, që kanë përmirësuar rezultatet në sezonin 2019/2020.

Këto rezultate dhe loja e mirë ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’, kanë rezoltur me atmosferë të mirë te Real Madrid.

Por, është një lojtar që nuk ka shumë arsye për gëzim. Bëhet fjalë për Mariano Diaz, i cili nuk po përdoret fare nga Zinedine Zidane.

Diaz është lojtari i vetëm që nuk po ftohet nga Zidane, dhe largimi i tij në janar, duket i sigurt.

Komento: