Verhelyi takohet me Kurtin

13:08 | 08 Tetor 2020

Komisioneri i BE-së takohet me Kurtin.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, gjatë vizitës në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Bashkë me Kurtin kanë qenë edhe dy nënkryetarët e partisë, Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.

Në këtë takim nuk dihet për temat konkrete që janë biseduar.

Verhelyi, gjatë ditës ka takuar edhe kryeministrin Hoti, kryeparlamentaren Osmani, si dhe i është drejtuar me një fjalim deputetëve të Kuvendit.

Komento: