Verona arrin marrëveshje me yllin e Milanit

17:14 | 14 Janar 2020

Skuadra e Veronas do të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të janarit.

Verona ka nënshkruar me yllin e Milan, Fabio Borini, transmeton lajmi.

Faqja zyrtare e Milan shkruan se Borini do t’i bashkohet skuadrës së Veronës nga 14 janari (sot).

Kurse, faqja zyrtare e Verona bën të ditur se Borini ka nënshkruar me skuadrën deri në fund të këtij sezoni, saktësisht më 30 qershor të vitit 2020.

Mbetet të shihet se si do të shkojë aventura e Borini me veriorët e Italisë.

Komento: