Verratti pritet të transferohet aty ku nuk pritej

19:40 | 23 Gusht 2023

Verratti mund të përfundojë në Katar.

E ardhmja e Marco Verrattit ka mbetur pezull pasi futbollisti italian nuk e ka zgjedhur ende destinacionin e tij të ardhshëm.

Dje u tha se futbollisti i Paris Saint-Germainit mund të përfundojë në Manchester United, por sot u shfaq një opsion i ri.

Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se përfaqësuesi italian mund të përfundojë në klubin nga Katari, Al Arabi SC, përcjell Gazeta Express.

Ky klub është duke e bërë gati ofertën zyrtare që do t’ia bëjë lojtarit, ndërsa thuhet se negociatat kanë hyrë në fazë vendimtare.

Verratti kishte arritur marrëveshje me klubin nga Arabia Saudite, Al Hilal në muajin korrik, por ky klub nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me PSG-në.

Edhe Al Arabi duhet të arrijë marrëveshje me parisienët për lojtarin i cili është pjesë e klubit nga “Parku i Princave” që nga viti 2012.

Komento: