Verratti zbulon një gjë të çuditshme për Messin

20:15 | 28 Gusht 2021

Dukej e pamundur para disa javësh, por po, Leo Messi është lojtar i PSG dhe nesër pritet të debutojë me këtë fanellë ndaj Reims në Ligue 1.

Në fakt jo vetëm ne nuk e besonim se Messi do ishte i PSG këtë verë, por as ata në kampin francez.

Kështu shprehet Marco Verratti, mesfushori i PSG në një intervistë kur flet për Messin. Ylli i Italisë tregon edhe për personalitetin e “Pleshtit” dhe lidershipin e heshtur të tij në fushë.

“Të kesh Messin këtu është e pabesueshme. Nuk e besoja se kishte ardhur deri në momentin që e pashë këtu. Ndoshta Leo nuk flet shumë, por ai ka shumë personalitet dhe mund ta ndjesh atë në fushë.

Është një udhëheqës, kampion dhe i dashur jo vetëm nga ata që janë tifozë të Barcelonës apo PSG. Nuk mendoj se do ketë vështirësi të përshtatet këtu”, tha ndër të tjera Verratti.

Komento: