Veseli e kujton Adem Demaçin: Gjithmonë e kishim shembull

17:27 | 26 Korrik 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e ka kujtuar Adem Demaҫin në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Lideri i PDK’së, Kadri Veseli e ka kujtuar dyvjetorin e vdekjes së Adem Demaçit duke shkruar se e kanë pasur gjithmonë shembull njeriun që qëndroi 28 vjet nëpër bur.gjet e Jugosllavisë.

“Baca Adem, me sakrificat e pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, e ka shquar qysh moti Kosovën në hartën e Evropës si vend i veçantë që nuk e duron robërinë, por e aspiron lirinë dhe pavarësinë. Tek përkushtimi i Bacës Adem se kurrë nuk duhet të heqim dorë nga liria, gjeneratat e reja gjenin shembullin më sublim. Tek bindja e tij se nuk ka liri pa flijim, gjenerata të shumta nxorën mësimin më kuptimplotë”” ka shkruar Veseli, në FB.

“Guximi i tij që kurrë të mos ndalet, ishte inspirim që të tjerët të vazhdojnë gjithmonë. Krenar që e kishim gjithmonë shembull Bacën Adem. Me fat e të lumtur që do të kemi prore frymëzimin nga ai. Lavdi!:, ka shtuar ai.

Komento: