
Kadri Veseli ka uruar mësuesit në shënimin e 7 marsit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka vlerësuar lart rolin e tyre në edukimin dhe emancipimin e shoqërisë.
“Shkolla dhe mësuesit tanë kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në forcimin e identitetit kombëtar, emancipimin e shoqërisë dhe edukimin e saj. Mësimdhënësit ishin heronjtë e së kaluarës dhe do të jenë heronjtë e formësimit të së ardhmes sonë të përbashkët. Urime Dita e Mësuesit!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.