Vetaksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, lëndohet një person

10:53 | 16 Dhjetor 2023
vetaksident-ne-rrugen-mitrovice-–-prishtine,-lendohet-nje-person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtmin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti tutje tha se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./Front Online

Komento: