Vetëm 25 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

12:24 | 01 Korrik 2022

25 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë vaksinuar 25 persona.

Ndërkaq, gjithsej me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 445 persona, me dozën e dytë 823 mijë e 746 dhe me dozën e tretë 103 mijë e 234 persona, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfimuar edhe 167 raste të reja me COVID-19, nga 563 testime si dhe janë shëruar 29 persona.

Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë gjithsej 730 raste aktive me koronavirus.

Komento: