Veteranët thonë se po përcillen nga një person, pas bastisjes së zyrave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Veteranët thonë se po përcillen nga një person, pas bastisjes së zyrave

14:50 | 16 Shtator 2020

Pas bastisjes së zyrave, veteranët thonë se po përcillen nga një person.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi kanë bërë të ditur se janë duke u përcjellë e vëzhguar nga një individ i panjohur.

Veteranët kanë kërkuar që të mos përcillen duke shtuar se asnjëherë nuk janë fshehur e nuk do të fshihen.

“Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet. Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia. Ne kemi dalur faqebardh në luftë, jemi faqebardhë në paqe, e ato çfarë duhet i kemi deklaruar. Ne,do të qëndrojmë të pa lëkundur në kauzën tonë për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së. Prandaj mos na percjellni”, shkruhet në reagim.

Komento: