
Ish-deputeti Gani Koci i cili ka qenë edhe ish-komandant i UÇK-së për Moral në Zonën Operative të Drenicës, në një lidhje direkte në POLITIKO në Kanal 10 ka rrëfyer për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, ku tash e dy vite ai ka thënë se vuan nga kanceri.
“Tash e dy vite unë vuaj nga kanceri dhe asnjë ndihmë nuk e kam pas deri tani nga Qeveria, as nga fondi për shërim, po as në ndonjë formë tjetër”, tha Koci në POLITIKO.
Ai ka treguar se çdo 20 ditë ai merr terapi, dhe vetëm për një të tillë, më së paku 3500 euro e paguan, e që vetëm duke ju falënderuar miqve e dashamirëve deri tani ja ka dalë disi.
“Tash së fundi mjekët ma kanë rekomandu një terapi tjetër sepse ka pasur një regres në sëmundje, e ku trajtimin duhet ta bëjë jashtë vendit, e që për këtë unë e kam zgjedhur Zagrepin, e ku lidhur më këtë trajtim, ka 10 ditë që kam bërë kërkesë për ndihmë në ministri, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje”, theksoi mes tjerash Koci.
Por që sipas tij, ka edhe të tjerë që janë në gjendje edhe me të rëndë, por që fatkeqësisht edhe nuk kanë pranu ndonjë ndihmë nga shteti për shërim.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10