Veton Berisha dorëzon ankesë në Kushtetuese për votat e Iniciativës Rome

14:56 | 13 Prill 2021

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votat nga ana e subjektit Romani Iniciativa, në vendbanimet me shumicë të komunitetit serb, në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Ai ka deklaruar se përmes Gjykatës Kushtetuese synon rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin egjiptian.

Berisha ka paralajmëruar se ankesë do të dërgojë edhe tek Avokati i Popullit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, parti të minoriteteve akuzuan Listën Serbe se ka ndikuar që serbë të komunave të ndryshme të votojnë për parti të tjera të minoriteteve tjera në mënyrë që të shtohet ndikimi i saj në Kuvend.

Pas zgjedhjeve, Supremja rrëzoi disa vota duke përmbysur rezultatin, sidomos te komuniteti boshnjak, por një gjë e tillë s’ishte bërë me të gjitha vendvotimet ndaj të cilave kishte pasur ankesa te komunitetet tjera.

Komento: