Veton Mujaj: Nga 16 deputetë që mund t’i sjellë diaspora, 12-13 mund të jenë për Vetëvendosjen

19:10 | 19 Maj 2026
veton-mujaj:-nga-16-deputete-qe-mund-t’i-sjelle-diaspora,-12-13-mund-te-jene-per-vetevendosjen

Anëtari i organizatës Demokracia në Veprim, Veton Mujaj në Gazeta tha se angazhimi i Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në diasporë ka qenë jashtëzakonisht i madh gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Sipas Mujajt, aktivitetet e Vetëvendosjes në vende të ndryshme të Evropës, si dhe disponimi i shfaqur në rrjetet sociale, tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e votës së diasporës mund të shkojë në favor të kësaj partie.

“Përderisa shohim se angazhimi i Vetëvendosjes ka qenë i jashtëzakonshëm jashtë, nëpër vende të ndryshme të Evropës, dhe disponimi shihet edhe në rrjete sociale, ku jep me kuptu se një votë e konsiderueshme e diasporës do të shkojë për Vetëvendosjen”, tha Mujaj.

Ai shtoi se mbetet për t’u parë nëse rezultati do të jetë i ngjashëm me zgjedhjet e kaluara, kur sipas tij 70 deri në 80% e votave të diasporës kishin shkuar për Vetëvendosjen.

“Nuk e di nëse kjo do të jetë sikur herët e kaluara, ku 70-80% të votave ishin për Vetëvendosjen, por prapëseprapë, nëse kjo ndodh, nga 15-16 deputetë që sjell diaspora, 12-13 do të jenë për Vetëvendosjen”, deklaroi Mujaj.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/0JHN47jfdvI

Komento: