Vetura bie nga ura në Prizren, vdes një përson dhe një tjetër i lënduar

16:51 | 22 Janar 2023

Aksidenti me të vdekur në Prizren: Vetura ra nga ura.

Një vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ndodhi në orët e para të së dielës në rrugën tranzitore në Prizren.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.

Sipas policisë deri tek aksidenti erdhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe zjarrfikësit që intervenuan për t’i nxjerrë nga vetura.

Policia deklaron se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura ka dal nga rruga dhe ka përfunduar përfundi urës.

Si pasojë e kësaj vozitësi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Komento: