Vetura del nga rruga, futet brenda një lokali në qendër të Prishtinës

23:39 | 25 Tetor 2020

Një vetëaksident ka ndodhur në orët e vona të natës së sotme në kryeqytet.

Një veturë ka përfunduar brenda një lokali, tek pjesa e njohur si Qafa në Prishtinë, konkretisht në rrugën e UÇK-së, afër objektit të njohur si ‘Banka e Lublanes’

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident dhe cila është gjendja e tyre, gjithsesi makina duket tërësisht e shkatërruar.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Komento: