Vetura godet një këmbësor në Vushtrri

19:41 | 26 Janar 2021

Vetura godet një këmbësor në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Një këmbësor është goditur nga një veturë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në segmentin rrugor në Vushtrri.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, është raportuar rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor Vushtrri, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur një këmësor i cili pësuar lëndime”, tha Zahiti.

Komento: