Vetura kaplohet nga zjarri gjatë lëvizjes në autostradë, policia po e heton rastin

10:33 | 26 Mars 2024
vetura-kaplohet-nga-zjarri-gjate-levizjes-ne-autostrade,-policia-po-e-heton-rastin

Një person në Obiliq ka raportuar në polici se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Komento: