Vetura ku dyshohet se u privua nga jeta Qerimi, shefi i zjarrfikësve jep detaje rreth saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vetura ku dyshohet se u privua nga jeta Qerimi, shefi i zjarrfikësve jep detaje rreth saj

14:50 | 27 Shkurt 2020

Shefi i zjarrfikësve ka dhënë detaje rreth veturës në të cilën dyshohet se u privua nga jeta Qerim Kelmendi.

Shefi i Shtabit të Zjarrfikësve në Pejë, Kapllan Nikqi ka dhënë detaje lidhur me intervenimin e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në veturën ku është gjetur i vdekur ish-pjesëtari i UÇK’së, Qerim Kelmendi.

Nikqi ka treguar se kur zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, e gjithë vetura ka qenë në flakë. Sipas tij, zjarri është shuar pas 3-4 minutash.

“Rreth orës 01:00 pas mesnate zjarrfikësit kanë marrë një informatë për diegien e një veture në fshatin Llabjan. Zjarrfikësit të gjithë veturën e kanë gjetur më flakë. Zjarri nuk ka dal jashtë veturës së djegur. Për katër minuta zjarrfikësit kanë shku në vendin e ngjarjes. Na kanë tregu se një person ka qenë brenda i djegur. Dyert nuk i kanë hapur se nuk kanë të drejtë. Për tre-katër minuta është ndalë zjarri”, ka deklaruar Nikqi.

Ndryshe, Qerim Kelmendi është gjetur i vdekur në veturën e tij në orët e para të mëngjesit në rrug “Bajram e Besim Kelmendi”, në fshatin Zahaq të Pejës.

Komento: