Vetura përfundoi në butik në Prishtinë, ka të lënduar

23:00 | 10 Korrik 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një vetaksident ka ndodhur në Prishtinë të dielën rreth orës 21:15.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policë së Kosovës për rajon e Prishtinës.

Ka treguar se vetura ka përfunduar ka përfunduar në në një lokal, duke shkaktuar kështu dëme materiale.

Pos kësaj ka edhe të lënduar, dy persona kanë pësuar lëndime duke marrë kështu trajtim mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”, ka thënë Borovci.

Komento: